Pacolli pas vdekjes së Riza Smakës: Do të mbahet mend si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë

Pas vdekjes së njohësit të çështjeve kushtetuse, Riza Smaka, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se ai ka qenë njëri ndër bashkëpunëtorët e tij të parë pas hyrjes së AKR’së në skenën politike.

Sipas Pacollit, Smaka ndër të tjera do të mbahet mend edhe si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë së Kosovës si deputet si AKR’së.

 “Profesori i nderuar Riza Smaka na paska lënë. Njëri ndër bashkëpunëtorët e mi të parë pas hyrjes së AKR-së në skenën politike, profesor Smaka do tê mbahet mend ndër të tjera edhe si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë se Kosoves si deputet i AKR-së. Ishte mik i mirë, i sinqertë dhe njohës  i mirë i sistemit juridik. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.