Kreu i AKR-së

Pacolli ngushëllon për vdekjen e gazetarit Ibrahim Rexhepi

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar me rastin e vdekjes së gazetarit Ibrahim Rexhepi. Ai ka thënë se Rexhepi ka qenë ekonomist i zgjuar.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Pacollit.

Me dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjën nga jeta të mikut tim Ibrahim Rexhepi. Ibro ishte njeri i urtë dhe ekonomist i zgjuar. Ishtë edhe anëtar i devotshëm i AKR-së. Jam krenar që e njoha. Do të më mungon miku im! Ngushëllime familjes Rexhepi si dhe miqëve të tij.