Pacolli në Vishegrad informon ministrat e Jashtëm për aksionin në veri, demanton politikanët serbë

Në Bratisllavë të Sllovakisë po mbahet Takimi i ministrave të Vishegradit dhe ministrave të Jashtëm të Shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim po merr pjesë ministri kosovar, Behgjet Pacolli.

Ndërkohë, derisa mbahej takimi atje, në veri të Kosovës ka vazhduar aksioni i forcave kosovare për arrestimin e kriminelëve atje.

Për të qenë sa më mirë të informuar, Pacolli të gjithë pjesëmarrësve ua ka shpërndarë një deklaratë në të cilin sqarohet në detaje aksioni në veri, duke mos lënë hapësirë për manipulim nga Serbia. /Ballkani.info/