Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë një fotografi që e cilëson si një nga kujtimet më të mira të festimit të 11 vjetorit të Pavarësisë.
“Nga festimet e 11 vjetorit të pavarësisë më ka mbetur si kujtim ky moment kur babai i dy fëmijëve të vegjël më ndaloi dhe më përshëndeti dhe bëmë këtë foto”, shkroi Pacolli në Facebook.
“Ne duhet ta bëjmë Kosovën, atdhe të jetueshëm ku bijtë tanë të ndërtojnë jetën e tyre… në begati dhe zhvillim”.








