Ekrem Mustafa
Pacolli konfirmon se mjeku nga Ferizaj do të jetë ministër i Policisë
Ekrem Mustafa pritet të jetë Ministër i ri i Punëve të Brendshme. Këtë e ka konfirmuar për Ballkani.info sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli.
Ekrem Mustafa pritet të dekretohet nga presidenti Hashim Thaçi.
Ballkani.info raporti sot se Bejtush Gashi do të shkarkohet nga kjo pozitë.
Këtë e konfirmoi edhe Pacolli.
Arsye e shkarkimit përmendet konkursi për policë, i shpallur kohë parë dhe i cili po përcillet me probleme.
Gashi erdhi në këtë pozitë pas shkarkimit të Flamur Sefës, i cili u konsiderua fajtor për dëbimin e gjashtë turqve nga Kosova.
Mustafa është ministri i tretë i zëvendësuar brenda 13 muajve gjatë qeverisjes Haradinaj. Njëherësh, kujtojmë se nga radhët e AKR-së, në këtë koalicion qeverisës, ishte shkarkuar edhe ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj. Ajo tani është këshilltare politike e kryeministrit Haradinaj.
Mustafa është mjek në Ferizaj dhe anëtar i AKR-së. /Ballkani.info/