Pacolli: Kalova 4 orë me Veselin, Thaçin dhe Selimin, tri shtete kanë dhënë garanci për lirimin me kusht të tyre

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli në një intervistë për “EuroNeës Albania” ka treguar në lidhje për takimin 4 orësh që pati me tre ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Pacolli u shprehë se e di që 3 shtete kanë garantuar lirimin me kusht të tyre.

“Unë e di se tre shtete kanë dhënë miratimin për pranimin e të paraburgosurve, nëse gjykata ose gjyqtari vendos që ata të lirohen në liri. Nëse ka nevojë të paguhet ndonjë shumë financiare, unë nuk mund të them dot asgjë”, tha Pacolli fillimisht.

“I pashë të tre, Veseli, Thaçi, Selimi, të gjithë ishin mirë. Kalova 4 orë më ta dhe u ktheva. Ishte një ndjenjë e bukur të qëndroje me ta, por u mërzita kur i lashë në fund”, tregoi ai.

Tutje, Pacolli kritikoi institucionet e Kosovës që kanë reaguar me vonesë.

“I demoralizoi fakti që procesi gjyqësor fillon në diku në prill në maj, gabim i presidentit dhe institucioneve ne përgjithësi. Ne nuk kemi reaguar”, u shprehë Pacolli.