Pacolli: Ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Muajin e Ramazanit.

Pacolli tha se vetëm pak orë i ndajnë nga fillimi i muajit të Ramazanit.

“Agjërimi i këtij muaji është një nga pesë shtyllat e fesë Islame, andaj ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë juve që do ta agjëroni këtë muaj”.

“Le të shërbejë sakrifica gjatë këtij muaji si arsye për të na pastruar dhe pasuruar shpirtërisht, si dhe arsye për na bërë më të mirë me të gjithë ata që na rrethojnë”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.