Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pas publikimit të mesazheve mes deputetit të PSD-së, Dardan Mulliqaj, Shpend Ahmetit dhe Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, deputetja Pacolli ka thënë se kanë kaluar 4 ditë, përderisa ende nuk ka ardhur ndonjë reagim nga Shpend Ahmeti, transmeton Ballkani.info.

Pacolli ka thënë se kjo ngjarje i ngjason skandalit të mëhershëm të Ahmetit, kur ishte parë në jahtin e Devollëve dhe nuk kishte reaguar zyrtarisht për këtë rast. /Ballkani.info/

Statusi i plotë:

U bënë katër ditë. Ende asnjë fjalë. Njëjtë sikur atëherë kur u zu në jahtin e Devollëve.

Thuaj bile që ke pirë vetëm një ‘coca-cola zero’ … ose pyete Kadri Veselin…