Kosova
Pacolli i thotë homologut maltez se Kosova sigurt do të shënojë fitore
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me homologun maltez Carmelo Abela në samitin e frankofonisë që po mbahet në Jerevan.
Pacolli pos temave politike, me të ka biseduar edhe për ndeshjen e futbollit që do të zhvillohet sonte në Prishtinë, ndërmjet Kosovës dhe Maltës.
Ai ka shprehur siguri se Kosova do të shënojë fitore.
Më poshtë postimi i plotë:
Me homologun maltez, mikun tim Carmelo Abela në samitin e frankofonisë që po mbahet në Jerevan. Folëm ndër të tjera për ndeshjen e futbollit që do të zhvillohet sonte në Prishtinë, ndërmjet Kosovës tonë dhe Maltës. Me mburrje dhe siguri i thash që Kosova sonte do të shënojë fitore, megjithë mikrpitjen që do ti bëjmë përfaqësueses së Maltës.
Përpara Kosova.