Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është paraqitur në Komision për Punë të Jashtme, madje para se në mbledhje të arrinin edhe vetë deputetët e Komisionit.
Ai ka thënë se gjithnjë vjen para Komisionit, ndonëse disa herë është shtyrë ky raportim për njohjet, pikërisht për shkak të mungese së tij.
Pacolli ka kërkuar falje pse s’është paraqitur herët e kaluara para këtij Komisioni, duke thënë se mos-ardhja e tij nuk ndërlidhet me ikjen nga përgjegjësia.
Ai deri më tani është ftuar 6 herë, ndërsa tre herë ka raportuar.







