Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar Presidentin e Liberisë – ish futbollistin më të mirë në Evropë, George Weah.

“Në Dakar të Senegalit ku po marr pjesë në inaugurimin e presidentit, takova edhe presidentin e Liberise George Weah. Presidenti Weah i cili është edhe mik i vjetër i imi, edhë njëherë rikonfirmoi mbështetjen e parezervë të vendit të tij për Republikën tone”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Presidentin Weah, dikur fitues i topit të artë të Evropës në futboll, e informova për ecurinë e djelmoshave tanë tê kombëtares së futbollit, duke i përmendur edhe rekordin e vendosur pa humbje”.

“Kënaqësi dhe krenari e madhe që me këto rezultate të mrekullohet edhe një kampion si Weah”.

George Weah ka qenë futbollist i AC Milanit në Itali. /Ballkani.info/