Ish presidenti

Pacolli feston ditëlindjen me familje, ja sa vjet mbushi ai

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka festuar sot ditëlindjen e tij të 70-të. Ai festoi këtë festë me familjen e ngushtë dhe ka falëndruar ata që e uruan.

“Sot festoj ditëlindjen time të 70 -të, por në situatën aktuale, po e festoj vetëm me familjen time të ngushtë.  Sidoqoftë, jam shumë mirënjohës për të gjithë ju që gjetët kohë për të më uruar sot.  Ndihem i realizuar dhe shumë komode në rrethin tuaj, së bashku me ju!”, ka shkruar Pacolli.

“Gjithashtu do të ndihesha shumë më i lumtur nëse do të isha i sigurt se jam sjellur në mënyrë korrekte me secilin prej jush, me miqtë e mi, me të afërmit e mi, se isha një prind i mirë për fëmijët e mi, isha korrekt me stafin tim dhe ju në një apo në një menyrë tjeter kam arritur të motivoi  për  te mirë brezat e ardhshëm. Unë nga ana ime jam përpjekur gjithemonë për të mirën e të tjerëve shumë herē duke e sakrifikuar veten time. Shpresoj dikush ta ket kuptuar këtë.Faleminderit miqtë e mi!”, përfundoi ai.