Deputetja e LVV-së

Pacolli e matë me sekonda liberalizimin e vizave, s’shqetësohet nga projeksionet për ikjen e qindra mijëra kosovarëve

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka numëruar edhe me sekonda kohën kur shtetit do t’i liberalizohen vizat.

Pacolli me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka përkujtuar se kanë mbetur edhe dy javë drejt mundësisë së lëvizjes lirshëm të kosovarëve nëpër zonën Shengen.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga liberalizimi i vizave. 14 ditë 6 orë 58 min 20 sec”, ka thënë Pacolli në një shkrim që ia ka shoqëruar një fotografie që duket të jetë nga një zonë bregdetare.

Liberalizimi i vizave duket se s’po e shqetëson fort Pacollin nga projeksionet për ikje masive të qytetarëve të Kosovës nga vendi i tyre. Një studim ka paraparë ikjen e përreth 150 mijë qytetarëve nga vendi i tyre prë në Evropë në vitin 2024.