behgjet pacolli

Pacolli dekorohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Gjenevë

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli është dekoruar sot me titullin “Doctor Honoris Causa” për meritat e jashtëzakonshme në krijimin e miqësive të Kosovës me shtetet e botës dhe kontributin humanitar ndërkombëtar, nga Geneva School of Diplomacy and International Relations”, përcjell Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në “Facebook”.

“Sot, “Geneva School of Diplomacy and International Relations” më dekoroi me titullin “Doctor Honoris Causa” për meritat e jashtëzakonshme në krijimin e miqësive të Kosovës me shtetet e botës dhe kontributin humanitar ndërkombëtar. Njëkohësisht, bashkëshortja ime, Masha Pacolli, nga i njejti universitet u dekorua me titullin “Master Honoris Causa” për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën humanitare, pikërisht per ndihmën grave viktima të dhunës së luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Pacolli.