Pacienti që vdiq të premten në Infektivë nuk ishte i infektuar me koronavirus

Pacienti që vdiq të premten në klinikën Infektive në QKUK, ka rezultuar negativ në testin për COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Klinikën Infektive, Gëzim Morina.

Tutje ai ka shtuar se në këtë klinikë po trajtohen 36 pacientë me koronavirus, një prej të cilëve do të lirohet gjatë ditës, raporton KOHA.

“Gjendja e tyre është e mirë, përveç dy prej tyre që janë në gjendje më të rëndë. Gjashtë pacientë janë me oksigjenoterapi, dy prej tyre me ventilim mekanik”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Morina ka njoftuar se gjatë ditës presin t’i pranojnë edhe katër pacientë të tjerë.