Analisti politik

Paçarizi: Situata e Kosovës ndryshoi kur Kurti e ofendoi sekretarin amerikan Blinken

Analisti politik Rrahman Paçarizi, ka thënë në emisionin Rubikon se Kosova u hoq nga diskursi amerikan pasi që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e kishte ofenduar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“U hoq marrëveshja me njohje të ndërsjellë apo marrëveshja me njohje në qendër siç kishte qejf të thoshte Kurti”, tha Paçarizi në Klan Kosova.

“Krejt këto e kanë nga një arsye. Sepse vazhdimisht janë prodhuar situata sikur kjo e fundit me dinarin”, theksoi ai.

Gjatë ditës së sotme, delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës i kryesuar nga guvernatori Ahmet Ismaili, ka marrë pjesë në Bruksel në takimin informues rreth çështjes së dinarit.