Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një vizitë në Janjevë, ku së bashku me kandidaten për Kuvend Komunal, Majlinda, u takua me banorët për të dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e ujit të pijshëm.

Buja tha se siguria ujore do të jetë prioriteti i tij i parë nëse merr mandatin për të udhëhequr komunën. “Pa ujë nuk ka jetë. Do të angazhohem për një zgjidhje të qëndrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm, jo vetëm për Janjevën, por për çdo vendbanim të Lipjanit,” u shpreh ai.

Gjatë takimeve me familjet e zonës, si Ramadan Bikliqi dhe vëllezërit Ançiç, Buja dëgjoi nga afër problemet me të cilat përballen banorët dhe prezantoi vizionin e tij për të garantuar furnizim të rregullt me ujë.