Sigurimet shëndetësore

Pa sigurime shëndetësore, qytetarët përballen me shpenzime të mëdha

Mungesa e sigurimeve shëndetësore ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të marrin trajtim në klinika private. Në oborrin e spitalit, qytetarët sillen lartë e poshtë për të blerë e kryer analiza jashtë këtij institucioni në mungesë të këtij sigurimi shëndetësor.

Çdo të dytin qytetar në oborrin e QKUK-së e sheh me barna në duar. Përveç shumë ilaçeve që qytetarët obligohen t`i blejnë vetë, shumë analiza e trajtime mjekësore ata ndër vite i kryejnë në ordinanca private, duke paguar për të gjitha nga xhepi i tyre.

Pa u funksionalizuar Sistemi Informativ Shëndetësor, nuk mund të jetësohet ligji për sigurime shëndetësore.

“Rreth 60 % e pacientëve kanë vështirësi në marrjën e shërbimeve shëndetësore në kujdesin sekondar, dhe mbi 80% në kujdesin primar, për shkak të mundësive financiare po kufzohet edhe shëndeti”, ka deklaruar për RTK-në Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës.

Kodra tutje tha se gjithë kjo situatë më së shumti po i dëmton qytetarët e vendit.

“Sistemi shëndetësor është buzë një gremine, e cila më së shumti po i dëmton pacientët, ofrimi shëndetësor efikas, qasja në shërbime shëndetësore, kostoja që pacientët duhet të paguajnë, sepse një pjesë ipet e një pjesë tjetër pacientët duhet ta paguajnë vet”, theksoi ai.

Për vitin 2024, Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth shtatë milionë euro për Sistemin Informativ Shëndetësor për vitin 2024, ndërsa i gjithë projekti vlerësohet se do të kushtojë rreth 47 milionë euro.

VIDEO BONUS: “Po ia zbret 1% PDK-së”; “Je tregu ushtar i mirë i Dejonës”: Replika e ashpër e Rrustemit me Tahirin