Pa pikë lidhje e arsye, i vetëmbajturi filozof i Vetëvendosjes dhe kandidat për deputet, Hysamedin Feraj, ka shkruar për rrafshe të mundshme “dëmi” që Kosovës mund t’i vihet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Feraj duke shkruar në mënyrë krejt lakonike provon të bëjë ndërlidhje mes asaj që Kosovës i janë bërë dëme nga evropianë dhe të njëjtën gjë e paramendon nga ShBA-ja.

“Në fund të fundit, SHBA-të kurrë nuk na kanë dëmtuar, ndërsa shumica e europianëve po. Mbetet të shihet nëse çdo gjë ka fund?”, ka shkruar ai.