Pa makinë luksoze, presidenti austriak udhëton me tren për ta takuar homologun e tij në Itali

Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen, ka udhëtuar sot për në Itali, dhe një gjë të tillë ai e bëri i vetëm.

Alexander Van der Bellen pritet ta takojë homologun e tij italian Sergio Mattarella, por në këtë rrugëtim të tij pati edhe diçka tjetër që mori vëmedje.

Në fotografinë e publikuar në profilin e tij në Facebook, Van der Bellen, shihet duke e tërhequr valixhen në stacionin e trenit nga ku planifikonte të udhëtonte për në Itali.

”Rrugës për në Meran. Do të takohem me homologun italian Sergioe Mattarella dhe guvernatorin e Tirolit Jugor, Arno Kompatscher”, ka shkruar në mesazhin e tij, presidenti austriak.

Kjo nuk është hera e parë që liderët e vendeve të zhvilluara europiane refuzojnë të bëjnë jetë luksoze, pasi ata shpesh janë parë madje duke ngrënë hamburgerë nëpër lokale ku përgatitet ushqimi i shpejtë.

E ndërsa disa politikanë të tjerë duhet të merren me publikun për shkak të makinave luksoze, për shkak të kritikave të forta, presidenti austriak Alexander Van der Bellen tregon se ekziston një mënyrë tjetër e udhëtimit!