Arsenali mbrëmë u mposht nga Liverpooli në ndeshjen e Carbao Cup pas penalltive.

Edhe pse shënuan 5 gola në lojë dhe 4 penallti, “Gunners” u eliminuan nga kupa nga kampionët e Evropës.

Në formacion të parë u rikthye Mesut Ozil, i cili ka pasur probleme me trajnerin.

Pas ndeshjes ai e ka cilësuar ndeshjen si të çmendur dhe të jashtëzakonshme.

“Ndeshje e çmendur dhe e jashtëzakonshme. Të humbasësh penalltitë është gjithmonë e vështirë, por patjetër që ka disa gjëra pozitive. Faleminderit për mbështetjen! Përqendrohuni te Wolverhampton tani!“, ka shkruar Ozil.

Turko gjermani është përballur me shumë probleme vitin e fundit, si nga largimi nga Kombëtarja, fyerjet raciste në Gjermani, dhe sulmi në Londër nga hajdutët.

loading…