Ozil këshillon lojtarët e rinj për të qenë të suksesshëm

Ylli i Arsenalit Mesut Ozil u ka thënë lojtarëve të rinj të klubit se gjëja më e rëndësishme në ndeshje është të besoni në veten tuaj dhe të argëtoheni.

30-vjeçari ka qenë pjesë e futbollit profesionist që nga debutimi për Schalke në vitin 2006 dhe që atëherë ka luajtur për Werder Bremen dhe Real Madrid, si dhe “Topçinjtë”. Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar La Ligën, Copa del Rey dhe Kupën e Botës 2014.

Si i tillë, ai është i aftë t’i udhëzojë të rinjtë se si të arrijnë majat e futbollit.

“Unë thjesht dua të them se gjëja më e rëndësishme është të besosh në veten tënde”, i tha Ozil Arsenal Player.

“Sigurisht që ke disa ditë kur nuk shkon aq mirë, por duhet të besosh në veten tënde, të vazhdosh punën dhe gjëja më e rëndësishme është të argëtoheni”.

“Nëse nuk argëtoheni, nëse humbni dhe bëni gabime do të zhgënjeheni. Por mos dëgjoni askënd, ju e dini se sa mirë jeni, besoni në veten tuaj dhe argëtohuni”, potencoi turko-gjermani.

loading…