Në 26-vjetorin e Çlirimit të qytetit të Pejës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dega në Pejë, ka shpallur një nismë të rëndësishme për pastrimin dhe përgatitjen e listave të luftëtarëve të UÇK-së në Komunën e Pejës.
Kjo iniciativë vjen si përgjigje ndaj nevojës për të ruajtur dinjitetin dhe autenticitetin e luftës sonë çlirimtare, për të respektuar sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, si dhe për të mbrojtur me përgjegjësi emrin e shenjtë të luftëtarit të UÇK-së.
OVL-UÇK Pejë fton të gjithë bashkëluftëtarët, familjarët dhe strukturat lokale që të jenë pjesë e këtij angazhimi të përbashkët për të mbrojtur të pastër dhe të drejtë historinë tonë të lavdishme dhe për të nderuar çdo kontribut të sinqertë në rrugën drejt lirisë.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! Nderim të gjithë luftëtarëve të lirisë!







