OVL-UÇK: Militantët ofendojnë Skenderajn, iu ka ikur “vëllazërim bashkimi” nga lufta e Adem Jasharit

Lajmet për vërshime në Skenderaj siç duket nuk është se ndjellën keqardhje për të gjithë në Kosovë.

Në rrjete sociale u panë komente të shumta tallëse e ofenduese për rajonin e Drenicës, e ky fenomen e shpalosi një temë të re, atë të paragjykimeve ndaj personave që vijnë nga ky rajon, i cili në luftën e fundit në Kosovë ishte përveç vatër e pikënisje e rezistencës, edhe pjesa më e goditur e vendit.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe sekretari i Organizatës së Veternanëve të Luftës, Faton Klinaku.

Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook tha se militantët po ofendojnë Skenderajn, sepse “me luftën e UÇK-së, të nisur nga Adem Jashari, iu ka ikur vëllazërim bashkimi”.

Edhe në fatkeqësi natyrore, militantët e ofendojnë Skënderajn. Nuk kanë faj sepse me luftën e UÇK-së, të nisur nga Adem Jashari, iu ka ikur vëllazërim bashkimi. Sa për info: I vetmi qytet në Kosovë që zyrtarisht e ka të ndryshuar emrin nga serbisht (Serbica) në shqip (Skënderaj)”, ka deklaruar Klinaku.