Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Deçan ka përkujtuar sot ë Burgosurin Politik, Eprorin dhe Invalidin e UÇK-së Agron Haradinaj.

Nëpërmjet një njoftimi nga OVL-UÇK në Deçan thuhet se atdhetar veprimtar nga Harta Etnike e Atdheut, bashkëluftëtar, invalid e veteran të luftës, bashkëveprimtar, familjarë e qytetarë kujtuan sakrificën e tyre.

Njoftimi i plotë:

Në Kompleksin Memorial”Dëshmoret e Kombit”në Gllogjan,aty ku pushon përjetësisht pranë shokëve bashkëluftetar,sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta kemi kujtuar të Burgosurin Politik, Eprorin dhe Invalidin e UÇK-së Agron Haradinaj.

Agroni dhe familja e madhe Haradinaj i dhanë shumë Atdheut.

E sot atdhetar veprimtar nga Harta Etnike e Atdheut,bashkëluftetar,invalid e veteran të luftes,bashkëveptimtar,familjar e qytetar kujtuan sakrificen e tyre.

Atdheu u është mirënjohës përgjithmonë!

Lavdi!🇦🇱

VIDEO BONUS: Marrëveshjet ndërkombëtare, Kusari-Lila: Jemi në koordinim me opozitën për votim