Osumi gërryen tokat, fermerët: Kemi humbur dhjetëra hektarë

Çdo vit lumi Osum rrëmben dhjetëra hektare tokë, duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme fermerëve të zonës. Përgjatë gjithë rrjedhës së tij dëmet në tokat bujqësore kanë qenë të konsiderueshme pasi mijëra ha kanë humbur nga erozioni.

Ky fenomen sipas fermerëve të zonave të Fush Peshtanit, por edhe të Velabishtit e Veterikut ka filluar pas viteve 90. Arsyet sipas tyre janë heqja e pritave nga vete banorët si dhe gërryerja e lumit për marrjen e inerteve. Banorët bëjnë apel për ndihmë pasi toka është i vetmi burim jetese pr ta.

Megjithëse nga drejtoria e basenit në Korçë janë bërë një sërë ndërhyrjesh për sistemimin e lumit gjithsesi kur afrojnë reshjet lumi që rri i heshtur gjatë vitit del nga shtrati dhe përmbyt ç’të gjejë përpara.