Presidentja

Osmani: Vaksinat kundër koronavirusit do të sigurohen, jemi në koordinim me shtetet mike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se në koordinim me minstrin e Shëndetësisë, Arben Vitia do të sigurohen vaksinat kundër koronavirusit.

Ajo thotë se janë në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kanë kërkuar mbështetje për sigurimin e vaksinave.

“Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19. Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çështje.

Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19”, shkroi Osmani në Facebook.