Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Poloninë, pasi mori drejtimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, ajo ka thënë se ka ardhur koha që Kosovës t’i jepet statusi kandidat dhe të hiqen masat e vendosura para më shumë se një viti.

“Urime Polonisë që merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të BE-së. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë me presidentin Andrzej Duda dhe kryeministrit Donald Tusk për të siguruar të ardhmen që Kosova meriton. Ka ardhur koha që t’i jepet statusi kandidat dhe heqja e masave të padrejta të BE-së ndaj popullit të Kosovës.

Gjithashtu shpreh vlerësimin tim për Hungarinë për angazhimin e saj gjatë Presidencës së saj.” – ka shkruar presidentja.

Congratulations to Poland as it takes the helm of the @EUCouncil Presidency.

I look forward to continuing our work with President @AndrzejDuda and Prime Minister @donaldtusk to secure the future Kosovo deserves. The time has come for granting candidate status and lifting the…

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 1, 2025