Osmani uron kryetarin e ri të CDU’së: Kam besim se do të vazhdojë trashëgiminë e Angela Merkel

U.d e presidentit, Vjosa Osmani ka uruar kryetarin e ri të CDU’së, Armin Laschet.

Osmani ka shkruar se ka besim që Laschet do të vazhdojë trashëgiminë e Kancelares Angela Merkel.

“Urime jashtëzakonisht të përzemërta për Armin Laschet për zgjedhjen si kryetar i ri i CDU’së. Kam besim se z. Laschet do të vazhdojë trashëgiminë e jashtëzakonshme për kancelares Merkel. Mezi pres që të punojmë sëbashku për të promovuar vlerat evropiane dhe për të avancuar marrëdhniet mes Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar Osmani.