Presidentja Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier, për Ditën Kombëtare të Gjermanisë.

Osmani shkroi në X se kjo ditë kujton edhe rëndësinë për të mbrojtur lirinë e demokracinë.

“Urime Presidentit Steinmeier dhe miqve dhe aleatëve tanë në Gjermani për Ditën e Unitetit Gjerman! Ky rast i rëndësishëm na kujton rëndësinë e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë – vlera që vazhdojnë të bashkojnë vendet dhe popujt tanë”, ka shkruar Osmani.

Congratulations to President Steinmeier and our friends and allies in Germany on German Unity Day!

This momentous occasion reminds us of the importance of defending freedom, liberty and democracy – values that continue to unite our countries and peoples. 🇽🇰🇩🇪 pic.twitter.com/iXzbdKQDTJ

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 3, 2023

Dita e Unitetit Gjerman është Dita Kombëtare e Gjermanisë, e cila festohet më 3 tetor. Kjo ditë përkujton ribashkimin gjerman në vitin 1990 kur Republika Demokratike Gjermane iu bashkua Republikës Federale të Gjermanisë, kështu që për herë të parë që nga viti 1945 ekzistonte një shtet i vetëm gjerman.