Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Anthony Albanese për fitoren e tij në zgjedhjet ne Australi.
Osmani në urimin e saj është shprehur se është e interesuar në bashkëpunim dhe në afrimin e shteteve, shkruan lajmi.net.
“Anthony Albanese, urime për fitoren tuaj. Ju dëshiroj çdo sukses përderisa përgatiteni për ta marrë rolin e rëndësishëm si kryeministër i Australisë. Shprehim interesimin që të bashkëpunojmë me ju dhe t’i afrojmë shtetet dhe popujt tanë, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Australisë ndërmjet dy shteteve tona ta ngrisim në nivele të tjera”, ka shkruar ajo.
Congratulations @AlboMP on your victory today. We wish you every success as you prepare to take on the important role of Australia’s PM.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 21, 2022
We look forward to working with you and to bringing our two countries and people closer together, as well as 🇽🇰-🇦🇺cooperation to new heights.







