Presidentja e Kosovës, Vosa Osmani, ka udhëtuar dje për vizitë zyrtare në Katar, atje ku me ftesë të Emirit të këtij shteti, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, ka marrë pjesë në hapjen e Forumit të Dohas së bashku me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë qëndrimit atje, Osmani ka njoftuar se është takuar me Kryeministrin e Katarit, me të cilin ka bërë të ditur se ka diskutuar për thellimin e raporteve bilaterale mes dy vendeve , me theks të veçantë sa i përket bashkëpunimit ekonomik.

“Përgjatë forumit kishim diskutime përmbajtjesore edhe me ish-Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, tani i deleguar i posaçëm i Presidentit Biden për ndryshimet klimatike, z. John Kerry, ku diskutuam për zhvillimet e fundit në kontinentin evropian, e në veçanti për rolin krucial që SHBA luajnë për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar presidentja në llogarinë e saj në ‘Facebook’.

Po ashtu,  ka thënë se është takuar edhe udhëheqës të shteteve jonjohëse dhe të organizatave ndërkombëtare.

“Kosova ka miq anekënd botës dhe këto miqësi do të vazhdojmë t’i thellojmë më tej”.