Vjosa Osmani ka bërë adresimin e parë si ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës.
Ajo tha se vendi po kalon ditë të vështira, por qytetarët duhet të dëshmojnë unitet dhe besnikëri.
“Dua të ju lus, të qëndrojmë fort afër njëri tjetrit. Jam e bindur se do të qëndrojmë fort. Angazhimi ynë për shtet ligjor na ka përballur me sfida të forta. Pavrësisht sfidave kemi qëndruar fortë në besimin tonë dhe ju thërras ta dëshmojmë edhe në këto momente të vështira. Zoti e bekoftë Kosovën popullin e Kosovës dhe miqtë e saj. Do ta ruaj kohezionin institucional dhe stabilitetin e Kosovës.”, ka thënë Osmani.






