Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka takuar mbështetësin e madh të Kosovës, John Kerry, i Dërguar i Posaçëm Presidencial i Shteteve të Bashkuara për çështje klimatike dhe ish Sekretar i Shtetit.

Osmani këtë e bëri të ditur përmes platformës X, ku ndër të tjera shkruan se me Kerryn kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Takova ish-sekretarin Kerryn dhe e informova atë për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit të ShBA-së, për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm.

Lavdëruam udhëheqjen e tij për klimën dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani. 

At #COP28, I met Sec. @JohnKerry & informed him on the latest security developments in 🇽🇰, stressing the importance of 🇺🇸 leadership for lasting peace & stability.

Commended his climate leadership & expressed our readiness to work together to tackle shared challenges. pic.twitter.com/MpeiiA3wWR

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 2, 2023