Dinari serb

Osmani takon ambasadorin gjerman, diskutojnë për zbatimin e rregullores së fundit të BQK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Në takim u diskutua për raportet bilaterale dhe partneritetin e dalluar në aspektin e bashkëpunimit zhvillimor.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend, për përgatitjet për shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë si dhe për hapat e institucioneve përkatëse ndërlidhur me planin e tranzicionit për zbatimin e rregullores së fundit të BQK-së”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Sipas njoftimit, thuhet se ata kanë diskutuar edhe për vizitën produktive dhe të rëndësishme të Ministrit të mbrojtjes të Gjermanisë në Kosovë, me ç’rast u konfirmua përkushtimi i përbashkët për thellim të metejmë të raporteve bilaterale.

VIDEO BONUS: Serbët në Mitrovicë të Veriut protestojnë kundër ndalimit të dinarit