Osmani takoi kryeministrin kanadez, diskutuan për zhvillimet në rajon

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeministrin kanadez, Justin Truedeau. Për takimin e saj me Truedeau gjatë Samitit të Frankofonisë që u mbajt në Tunizi, Osmani ka njoftuar përmes një postimi në Twitter.

Osmani e ka përshkruar takimin me kryeministrin Truedeau si takim me një mik që mbështet vazhdimisht Kosovën. “Gjithëmonë është mirë të takohem me një mik të dashur të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se me kryeministrin Truedeau ka folur për zhvillimet në rajon, si dhe mbështetjen e Kanadasë.

“Në Samitin e Frankofonisë bisedova me kryeministrin Justin Trudeau për zhvillimet e vazhdueshme në rajonin tonë dhe mirënjohjen e popullit tonë për mbështetjen e qartë dhe konkrete të Kanadasë”, ka shkruar Osmani.

Gjatë këtij samiti, Osmani takoi edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në sesionin e parë plenar të këtij samiti i cili iu kushtua zhvillimeve në fushën e digjitalizimit, Osmani  ka potencuar se  shteteve iu takon të përcjellin mesazhe të rëndësishme, jo vetëm për paqen në botë, por edhe për mundësitë e zhvillimit në epokën digjitale