Presidentja e Kosovës

Osmani takohet me ish-presidentin e Sllovenisë, Pahor: Dialogu Kosovë-Serbi është bllokuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të margjinave të Forumit Diplomatik të Antalyas  është takuar me ish-presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Sipas njoftimit të Pahorit, ata diskutuan për situatën në rajon, “veçanërisht për bllokimin e dialogut Prishtinë-Beograd”.

“Presidentja Vjosa Osmani mbështeti qëllimet dhe aktivitet e institucionit të porsaformuar, Miqtë e Ballkanit Perëndimor #FoWB”, tha Pahor në një postim në platformën X.

BONUS VIDEO| AUV kreu 76 mijë inspektime në vitin 2023, asgjësoi mbi 1 milion produkte ushqimore