Mbrëmë në San Jose të Kosta Rikës, bashkë me liderë të tjerë botërorë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu është takuar me Presidentin e deritanishëm, Carlos Alvarado Quesada
Osmani ka vlerësuar lartë rolin aktiv të Alvarados për të promovuar pavarësinë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës në Amerikën Latine dhe më gjerë.
Gjatë qëndrimit në Kosta Rikë, presidentja ka përmendur raportin e veçantë në mes të dy vendeve tona dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Kosta Rikën si një nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë tonë.
“Mbrëmë në San Jose, bashkë me liderë të tjerë botërorë, u pritëm nga Presidenti i deritanishëm i Republikës së Kosta Rikës, z. Carlos Alvarado Quesada”, tha ajo.
“Presidentin e falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për pavarësinë tonë, si dhe për përkushtimin aktiv për t’i forcuar lidhjet tona me Amerikën Latine dhe më gjerë”, shkroi Osmani në Facebook.







