Vjosa Osmani- Hillary Clinton

Osmani takohet me Hillary Clinton: Kosova qëndron në krah të aleatëve për të ardhmen e qëndrueshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë dy ditëve ka marrë pjesë në Global Women Leaders Summit” dhe është takuar me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar se Kosova do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar të ardhme të qëndrueshme.

“Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Ajo gjatë këtij samiti është takuar edhe me ambasadoren Melanne Verveer dhe gra të tjera ndiere nga mbarë bota.