Osmani takohet edhe me Grupin 6+, koordinohen për zgjedhjet e parakohshme

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues të Grupit 6+, për tu koordinuar në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas vendimit të Gjykatës Kushtuese.

Fillimisht ajo ka takuar përfaqësues të Nisës dhe AKR-së, kurse do të takohet edhe me përfaqësues të Listës Serbe.

Gjatë së martës Osmani është takuar me përfaqësues të VV-së, LDK-së dhe PDK-së.