Presidentja e Kosovës
Osmani s’e lë Kurtin t’i marrë meritat për liberalizim: Kriteret u përmbushën para pesë viteve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur vendimin e ministrave të BE-së për ta votuar në parim liberalizimin e vizave për Kosovën, por ajo e ka pranuar se kriteret ishin plotësuar pesë vite më parë.
Në këtë mënyrë, Osmani ka rrëzuar pretendimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili tentoi që këto merita t’i marrë për vete.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret qysh pesë vite më parë dhe ky proces është shumë i vonuar.
Osmani ka falënderuar partnerët që qëndruan pranë.
“Ne e mirëpresim unanimin e sotëm të Këshillit të BE-së. Vendimi për liberalizimin e shumë merituar të vizave për banorët e Kosovës. Duke përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitore për qytetarët dhe shtetin më të ri të Evropës. Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!”, ka shkruar Osmani.
We welcome today's unanimous @EUCouncil decision on the much-deserved visa liberalization for the people of 🇽🇰.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 9, 2023
Having met the criteria 5 yrs ago, this overdue process is nonetheless a gain for Europe's youngest citizens & country.
Thank you to all our partners who stood by us! pic.twitter.com/mjZWeSs6ks