Presidentja e Kosovës

Osmani: Rugova at themeltar i Kosovës, prijës që s’e keqpërdori besimin e popullit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur at themeltar të shtetit ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Sipas saj, Rugova nuk ishte vetëm president, por një shqiptar i lidhur fort për rrënjët e vendit të vet.

Ka thënë se ishte prijës i ditur e i urtë dhe kishte lidhje të fortë edhe me popullin e tij.

Ka deklaruar se ai ishte prijësi që nuk e shpërdoroi kurrë besimin e popullit.

“Ai qe vërtetë i biri i Kosovës. I shërbeu deri në frymën e fundit vendit. Ja kushtoi jetën Kosovës. Ai qe mobilizues i jashtëzakonshëm i një populli të tërë mbi vlerat e lirisë. Ai nuk ngurroi ta shprehte kërkesën për lirinë e individit dhe të popullit. Duke e kërkuar atë, ai u shndërrua në model të prijësit”, ka thënë ajo,.

Osmani ka thënë se Rugova i dha politikës dimensionin human.

Sipas saj, në personalitetin e Rugovës është simbolizuar historia e një kombi të sprovuar ndër shekuj.

Ka deklaruar se Rugova fliste shkurt por fjalët i kumbonin shumë.

“Presidenti Rugova do të mbetet përherë në themelet e shtetit të Kosovës. Trashëgimia e tij është e jashtëzakonshme. Ai e solli vëmendjen e botës demokratike në Kosovë. Sot ai është fanar që na udhëheqë”, ka thënë ajo.

VIDEO BONUS: Bekë Berisha: AAK-ja aktualisht është 12 për qind, sivjet shkojmë në zgjedhje