Takim

Osmani pret në takim ambasadorin gjerman, flasin për politikë e siguri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.

Sipas presidencës, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale të politikës dhe të sigurisë në vend.

“Presidentja Osmani, ndër të tjera theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili krijon mundësi të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim. Në këtë kontekst ka falënderuar ambasadorin Rohde për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e votimit në Asamblenë Parlamentare.” – thuhet tutje.

Në fund, presidenca shkruan: “Presidentja Osmani, e cilësoi Gjermaninë si aleate strategjike dhe mbështetëse të fuqishme e Kosovës në rrugën euroatlantike”.