Osmani për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike: Jemi brenda afatit ligjor

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është në shqyrtim dhe se ende janë brenda afatit ligjor.

Sipas saj, posa të marrin propozimet nga Komisioni për Buxhet dhe Financa atëherë do të dërgojnë në Kryesi.

“Sa i përket Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike gjithçka është brenda afatit ligjor sepse iu duhet dy jave deputetëve për t’i propozuar amendamente dhe sa jam i formuar deputetët janë duke i propozuar ato”.

“Në premtimet që i marrim nga Komisioni për Buxhet dhe Financa atëherë e procedojmë në Kuvend”, tha Osmani.