Ministri i Jashtëm

Osmani për opozitën shqiptare në Maqedoni: Janë bërë zëdhënës dhe instrument i VMRO-DPMNE-së

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka deklaruar se opozita shqiptare atje janë bërë instrument i partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

Osmani në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se tha se madje opozita do të duhej t’ia spjegonte elektoratit të vet, se pse ata janë “të preferuarit e nacionalizmit maqedonas”.

“Ata janë bërë instrument i VMRO-DPMNE-së, atë që nuk mundet ta thotë VMRO-DPMNE e thonë këta, atë që nuk mund ta thonë këta e thotë VMRO DPMNE. Mirëpo nuk funksionon kështu, fillimisht ata i vendosë  në pozitë të keqe, pse ata janë të preferuarit e tyre, dikush që e kundërshton marrëveshjen e Ohrit, thotë shqiptarët po marrin më tepër se sa duhet kanë preferencë për një tjetër. Ata duhet t’ia spjegojnë elektoratit të tyre pse ju jeni të preferuarit e nacionalzimit maqedonas”, tha Osmani.

Teksa shtoi se “Maqedonia e Veriut është në një fazë të cilën nuk do lejonin luksin e prishjes së besimit të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve duke u marrë të drejtën e njerëzve të  përfaqësohen në bazë të vullnetit të tyre