Osmani për fitoren e Akilit: Po e ngrisni Kosovën drejt majave të Olimpit xhudist

Pas shpalljes Kampion Evrope të xhudistit, Akil Gjakova, ka ardhur edhe një reagim nga presidentja e zgjedhur, Vjosa Osmani.

Osmani thotë se kjo është një prej fundjavave më shpresdhënëse prej shumë kohësh në sport.

“Ju po ia dëshmoni gjithë botës se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen, sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet” shkruan Osmani në Facebook.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

I artë dhe Akili jonë!

Kjo është padyshim një nga fundjavët më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në sport.
E gjithë kjo falë xhudistëve tanë dhe triumfit të tyre të pashoq në Kampionatin Evropian.

Sot, Akil Gjakova e përfundoi si kampion i Evropës këtë garë.

Ju po ia dëshmoni gjithë botës se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen, sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet.

Xhudistëve tanë, familjeve që i përkrahën, e trajnerëve që i kalitën ata deri në perfeksionizëm- ju lumtë e bravo që po e ngrisni Republikën tonë drejt majave të Olimpit xhudist!