Osmani para zyrtarit të BE-së: Kosova nuk lejon ndryshim kufijsh

Osmani para Komisionerit të BE-së: Maratonës së Kosovës në integrimin europian duhet t’i vijë fundi.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në fjalën mikpritëse të saj për Komisionerin e Lartë të BE-së, Oliver Varheily, në Kuvendin e Kosovës, tha se ai është në vendin e një ndër qytetërimeve më të lashta evropiane atë ilir dhe shtoi se flamuri i proeuropianizmit valëvitet më së larti në Kosovë se kudo në Evropë.

“Prania juaj sot këtu në cilësinë e përfaqësuesit të BE-së është dëshmi e ruajtjes së këtyre lidhjeve, si të dhe aleancës së fuqishme mes popujve të Europës që zë fill në antikën e hershme dhe është ruajtur dhe forcuar në mesjetë dhe pastaj është mbrojtur edhe në kohët tona. Pra, ju sot jeni në vendin ku gjenden rrënjët e hershme të qytetërimit evropian”.

“Sot ne europianët e vjetër jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për ta ruajtur këtë frymë integruese duke i njohur vlerat e njëri-tjetrit dhe duke i respektuar ato. Jemi këtu për ta rilidhur këtë fije të zbehur për shkak të rrethanave historike, por edhe të stërzgjatjes së procese politike”.

“Vizita juaj vjen pikërisht kur diskursi mbi integrimin evropian është rikthyer fuqishëm në vend pas publikimit të raportit për Kosovën nga Komisioni Evropian. Por, siç e dini se mjegulla që e karakterizuar këtë nuk është larguar ende”.

E para e Kuvendit e ritheksoi kërkesën e kosovarëve që nuk pranojnë që dialogu të përfundojë me kufij tjerë, përpos atyre aktualë, si dhe s’pranojnë një republikë tjetër brenda aktuales.

“Për Republikën tonë roli i BE-së është i patjetërsueshëm, anëtarësimi në BE mbetet një ndër prioritetet themelore për ne dhe njësoj edhe në procesin e dialogut roli i BE-së është i veçantë në bashkëkoordinim me SHBA-në. Qytetarët e Kosovës e kanë bërë të qartë që nuk pranojnë asnjë ndryshim të kufijve dhe as defunksionalizim përmes krijimit të një Republika Srpska në rajonin tonë.

Duke falënderuar europianët për ndihmat financiare në kohë të pandemisë dhe përgjatë viteve, Osmani në foltore tha se maratonës së integrimit të Kosovës në familjen europiane duhet t’i vjen fundi.

derisa shtoi se vlerësimi se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave dhe mospasja e vizave nga kosovarët nuk i bën nder BE-së.

“Edhe institucionet e Kosovës janë të vetëdijshme që rruga e integrimit në BE kërkon vepra konkrete dhe përpikëri në zbatimin e proceseve tona. Prej një dekade institucionet e Kosovës, jo vetëm që kanë bërë përpjekje për plotësimin e kushteve për viza, por edhe i kanë plotësuar që të gjitha. Mosliberalizimi i vizave nuk i bën nder as vetë BE-së e as shteteve anëtare. Maratona e nisur në 2008 duhet përfunduar”.