Para pak çastesh ka përfunduar mbledhja e parë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së pas rizgjedhjes së Isa Mustafës kryetar.

Pas mbledhjes, deputetja Vjosa Osmani e cila përfolet si kandidate e mundshme e LDK-së për kryeministri, ka thënë se kandidaturat do të bëhen të ditura më vonë.
“Kemi biseduar për zgjedhje. Kjo ka qenë tema kryesore”, ka thënë Osmani, raporton Ballkani.info.

Sipas saj, LDK-ja është e gatshme t’i fitojë zgjedhjet. /Ballkani.info/

loading…