LAJMI I FUNDIT

Osmani nuk e dekreton kryeprokurorin e ri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kryeprokurorin e ri.

Në konferencën për media, Osmani ka numëruar disa shkelje që kanë gjetur lidhur me kryeprokurorin Blerim Isufaj.

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me vlerësimin  e procedurave në përzgjedhjen e kryeprokurorin të ri. Jam kujdesur që me veprimet e mia si presidente të shmang çfarëdo ndërhyrje potenciale në drejtësi, prandaj jam përmbajtur për çfarëdo vendimmarrje që do cenonte proceset para gjykatave”, deklaroi presidentja.

Tutje, presidentja tha se ka ftuar  Këshillin Prokurorial të ndjek procedurat kushtetuese e ligjore në përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.

“Do të parandalojë çdo veprim që do të mund të lëkund shtyllat e shtetit tonë.