Video

Osmani në Teksas, bën mësimin e parë në pilotim të helikopterit me pilotin që kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vizite, ajo ka shkuar në kompaninë e helikopterëve Bell ku ka bërë edhe mësimin e parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane.

“Në Fort Worth të Teksas, vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane”, ka shkruar Osmani.